20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Familja Magashi kërkon hetim edhe ndaj familjarëve të Sokol Halilit

Rrezart Magashi, djali i axhës së të ndjerës Hamide Magashi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti Sokol Halili në oborr të Gjinekologjisë, deklaroi se vetëvrasja e këtij të fundit nuk është dënim i mjaftueshëm që i ndjeri ia bëri vetes sot.

Magashi shtoi se familja dyshon se kanë qenë edhe disa persona aty pranë të dyshuarit të cilët e kanë kryer krimin me të bashkë.

“Në rastin ku ka ndodh ngjarja kanë qenë edhe tre persona, por nuk kemi ndonjë informacion për ta”, u shpreh ai për Klan Kosova, duke shtuar se e ndjera ka përjetuar dhunë edhe nga anëtarët e tjerë të familjes se ish-burrit.

Ndërkaq motrat e të ndjerës Hamide Magashi kanë deklaruar se janë në gjendje të rëndë emocionale.

Edhe ato e quajtën të pamjaftueshëm dënimin që i dyshuari i dha vetes me vetëvrasje, dhe se hetimet nuk duhet të ndalen këtu, sepse siç thanë, në dhunën që e ka përjetuar motra e tyre kanë qenë të përfshirë edhe anëtaret e tjerë të familjes, dhe kërkuan që hetimet të vazhdojnë edhe ndaj tyre./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...