8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Famullia ‘Shën Katarina’ në Pejë, pret mysafirë nga ora 13:00 deri në ora 15:00

Është zhvilluar mbrëmë Mesha kryesore e Krishtlindjes katolike, ndërsaqë sot, e Hënë 25 Dhjetor, po kremtohet festa.

Me këtë rast, famullia ‘Shën Katarina’ në Pejë ka nxjerrë një urim feste në emër të prijësit të saj, Don Lorenc Sopi, e ku edhe tregon orarin e pritjeve për mysafirë.

‘Pritja për Krishtlindje do të jetë me 25.12.2023 në hapësirat e famullisë nga ora 13:00-15:00.”-thuhet mes tjerash në urim.

Urimi i plotë:

‘Të gjithë besimtarëve të famullisë këtu dhe kudo në diasporë, të gjithë bashkë punëtorëve, fëmijëve dhe të rinjve, të sëmurëve dhe të moshuarve u përcjellë urimet më të përzemërta për Krishtlindje.

Prania e Krishtit të vogël le t’ua mundësoi ta keni një zemër të mbushur me ngrohtësi, një fytyrë të shkëlqyer nga gëzimi, një paqe dhe mirëqenie në familje dhe shtëpinë tuaj, me gjithë të mirat që sjellë festa e Krishtlindjes.

Pritja për Krishtlindje do të jetë me 25.12.2023 në hapësirat e famullisë nga ora 13:00-15:00.’-thuhet në urimin nga Don Lenc Sopi./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...