Peja, rajon i krenarisë dhe traditës, ka një bir të shquar që po bën jehonë në skenën politike të Kosovës. Fatmir Smajli, bashkëdrejtues i Koalicionit për Familjen, kryetar i grupit të eksperteve dhe intelektualëve, dhe një nga katër partnerët e këtij koalicioni, po shpalos vizionin e tij për një Kosovë ku familja dhe vlerat kombëtare janë shtylla kryesore.
Në këto zgjedhje parlamentare që mbahen të dielën me 9 shkurt 2025, Koalicioni për Familjen mban numrin 129, ndërsa vetë Fatmir Smajli mban numrin 4.
Kjo nuk është thjesht një garë numrash, por një sfidë për të ndryshuar rrjedhën e politikës kosovare, duke i kthyer vëmendjen atyre që janë më të rëndësishme: familjes dhe vlerave tona të përbashkëta.
Fatmir Smajli nuk është një emër i panjohur për Pejën. I lindur, rritur dhe edukuar në këtë rajon, ai e njeh mirë çdo cep të Pejës por edhe të Kosovës, ja njeh çdo sfidë dhe çdo potencial. Angazhimi i tij për komunitetin ka qenë i vazhdueshëm, duke filluar nga pjesëmarrja në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në moshë të njomë, e duke vazhduar me mbështetjen e kauzave shoqërore e humanitare.
Biografia e tij flet vetë. Një lider i fuqishëm, një politikan i angazhuar, një biznesmen i suksesshëm dhe një aktivist i palodhshëm. Kombinimi i përvojës në politikë, në angazhime shoqërore dhe udhëheqje efektive të kompanive të suksesshme, e bëjnë z. Smajli një figurë me ndikim dhe kontribut në zhvillimin e vendit.
Në fjalimin e tij të mbajtur së fundmi në Pejë, Fatmir Smajli ka prekur zemrat e bashkëvendasve të tij. Ai ka folur për krenarinë e Pejës, për vlerat e familjes, për sfidat që e presin Kosovën, dhe për nevojën e një ndryshimi të thellë. Fjalët e tij kanë qenë një thirrje për veprim, një ftesë për të marrë përgjegjësinë në duart tona dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
“Peja, me historinë dhe vlerat e saj, ka qenë gjithmonë shtylla e Kosovës, dhe ashtu do të mbetet,” ka thënë Smajli. “Por sot, ju ftoj të bëheni pjesë aktive e kësaj beteje. Ju ftoj të jeni zëri ynë, energjia jonë, forca jonë.”
Fatmir Smajli po ofron një alternativë të re, një vizion të qartë, dhe një angazhim të palëkundur për të mirën e familjes dhe të Kosovës. Ai po sfidon politikën e vjetër, duke i ftuar qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit.
Në zgjedhjet e 2025-ës, mos harroni numrin 129 dhe numrin 4. Mos harroni Fatmir Smajlin, pejanin që po ndez shpresën për një Kosovë më të mirë./Njeshi&RADIO 1/
Artikull i Sponsorizuar
Zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, vizitoi ‘RADIO 1’ dhe Portalin ‘Njeshi’