Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, siç kishte paralajmëruar, ka ushtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj kryetarit të FR të LDK-së, Paris Guri, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj partie.
Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “sipas ekipit të ekspertëve tanë këta dhe LDK-ja konsumuan këto vepra penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh!”
“Të lartpërmendurit, deshën të konstruktojnë fabrikime duke tentuar t’i shtyejnë fermerët të deklarojnë se përkrahja e marrë në mënyrë meritore, nuk ishte e tillë, por e përfituar me anë të ryshfetit!”, ka shkruar Peci.
Ai ka thënë se “njollosja e fermerëve meritorë e qeverisjes transparente, nuk kalon!”.