11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Faton Topalli emërohet kryetar i komisionit për AKI-në

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku me këtë rast është zgjedhur kryetari i këtij komisioni.

Deputeti i PSD-së, Faton Topalli, do të jetë tash e tutje kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Zëvendëskryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, deri më tash ka udhëhequr komisionin pas dorëheqjes së kryetares Donika Kadaj Bujupi.

Tashmë kryetari i Komisionit Faton Topalli, ka thënë se do të punojë me përkushtim.

“Në këtë komision jemi të barabartë dhe ju falënderoj për punën e bërë deri më tani. Është një komision që merret me çështjet që janë të rëndësishme për vendin, dhe jam shumë i hapur për bashkëpunim në mënyrë që ta kryejmë punën sa më mirë. Do të angazhohem ta jap kontributin tim dhe do të mundohem që të tejkalojë interesat partiake, pasi interesi i përgjithshëm është më i rëndësishëm”, tha ai.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...