13.4 C
Pec
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Fatos Nano sërish me probleme shëndetësore

Ish-kryetari i PS dhe ish kryeministri shqiptar, Fatos Nano përsëri me probleme shëndetësore.Dy burime të pavarura nga njëri-tjetri, i konfirmuan Top Channelit problemet e fundit të NANO-s.

”Bëhet fjalë për një rrëshqitje dhe ka pësuar shembje kockash. Asnjë me rëndësi apo kërcënuese për shëndetin e tij”, tha një prej miqve të afërm të zotit Nano.Konkretisht, ish-lideri socialist Fatos Nano ka pësuar frakturë në qafën e femurit të këmbës së majtë.

Fatos Nano prej disa muajsh bënte fizioterapi, por gjatë ditës së sotme teksa bënte ushtrimet e fizioterapisë është rrëzuar duke dëmtuar këmbën e majtë.

Aktualisht po trajtohet në një spital privat dhe ditën e nesërme do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale.Ndërsa një tjetër pas një komunikimi me familjen tha se ”situata e tij shëndetësore është nën kontroll”.Gushtin e vitit të shkuar Fatos Nano u përball me një situatë të vështirë shëndetësore.

Lideri historik i Partisë Socialiste, iu nënshtrua një intubimi pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.Por pas ndërhyrjes intensive të mjekëve ia doli të kishte një shëndet të stabilizuar./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...