7 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Faturat e larta të rrymës, Rukiqi: Të obsesionuarit me manipulim të sondazheve i interesojnë vetëm shifrat fiktive të përkrahjes

Anëtari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pas deklaratave nga shumë qytetarë lidhur me shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike.

Rukiqi tha se faturat e energjisë elektrike janë rritur për 70 deri në 80%.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Efekti Albin, Martin, Nagip, Ridvan and Co.

48%
50%
70%

Te obsesionuarit me manipulim te sondazheve, i inteesojne vetem shifrat fiktive te perkrahjes, por nuk i intereson rritja reale e kostos se jeteses, per qytetaret e vendit.

Nje hulumtim i thjeshte ne treg per artikujt bazik, na tregon letër pasqyre:

– 30-40 %, me shume shpenzime per vaj, miell dhe sheqer
– 70- 80 %, me shume te faturat mujore te energjise elektrike (sidomos gjate sezones dimerore)
-30%, me shume per peme dhe perime
– 30-40 %, me shume per nafte dhe derivate te naftes
Krahas ketyre perqindjeve te rritjes se çmimeve, kemi:
– sanksione dhe izolim (qindra milione deme direkte dhe miliona te tjere deme indirekte nga demtimi i imazhit)
– shkalla me e ulet e investimeve kapitale
– renie e blerjes te njesive te reja banesore, me potencial te kolapsit te njerit nga tre sektoret me te rendesishem per ekonomine e vendit (sektori i ndertimit)
– Rritje ekonomike, nen mesataren e rritjes qe e kemi pas, pas shpalljes te pavaresise
– Renie e investimeve private
– Asnje rritje e buxhetit per arsim dhe shendetesi.
Pernjemend te tjeret duhet t“na kene lakmi: per manipulime dhe deshtime kolosale./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...