8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

FBK nikoqire e pesë ngjarjeve të basketbollit ndërkombëtar, Dushku shpalos detaje rreth organizimeve dhe besimit që kanë nga FIBA

Federata e Basketbollit të Kosovës gjatë vitit 2024 do të jetë nikoqire e pesë eventeve të Basketbollit ndërkombëtarë.

Kjo fal punës së vazhdueshme të krerëve të FBK-së, që Kosova e kësaj radhe Prishtina të mirëpret, FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier, FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet të Vogla-Femrat, FIBA 3×3 Women’s Series, FIBA 3×3 Challenger Prishtina si dhe FIBA Kampionati U-18 Divizioni C për Femrat.

Rreth organizimit të këtyre eventeve për Telegrafin ka folur Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku e cila ka treguar se FBK që nga viti 2018 rregullisht organizon kampionate të FIBA-së.

“FBK prej vitit 2018 rregullisht organizon FIBA Kampionate Evropiane të Kategorive të Reja në të dyja konkurrencat dhe tashmë ne kemi përfituar përvojë të mjaftueshme në organizime të tilla, por kjo do të jetë hera e parë për ne si Federatë që do të organizojmë dhe bashkë-organizojmë 5 evente të nivelit të lartë të basketbollit dhe basketbollit 3×3. Besoj se përvoja e fituar në këto pesë vitet e fundit do të na ndihmojë ti tejkalojmë vështirësitë, por gjithsesi se do në organizim të këtyre eventeve Federata do të angazhoj grupe të ndryshme të interesit dhe në këtë mënyrë besojmë fuqishëm se do t’ia dalim që verën e vitit 2024 ta përmbyllim me sukses të madh si në nivel të organizimeve ashtu edhe në nivel të rezultateve”, është shprehu Dushku.

Dushku tutje ka potencuar se kjo është dëshmi e punës dhe përkushtimit.

“Kjo arritje është një dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe pasionit të të gjithë komunitetit të basketbollit në vendin tonë. Vendimi për t’i besuar Kosovës organizimin e këtyre garave prestigjioze është një reflektim i përkushtimit tonë për përsosmëri dhe hapave të jashtëzakonshëm që kemi bërë në këtë sport. I shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë FIBA-s për njohjen e potencialit të Kosovës dhe ofrimin e mundësisë për të shfaqur aftësitë tona në skenën globale”.

Patjetër se organizimi i eventeve ndërkombëtarë në Kosovës është edhe promovim jo vetëm I basketbollit por edhe i shtetit në arenën ndërkombëtare.

“Organizimi i këtyre eventeve ka rëndësi të madhe për afirmimin global të Kosovës dhe për imazhin e vendit tonë. Një nga arsyet pse ne rregullisht kandidojmë për organizimin e eventeve të FIBA-s është edhe zhvillimi i diplomacisë sportive, nëpërmjet të cilës ne synojmë që sa më shumë të shfaqim Kosovën si një shtet në zhvillim e sipër dhe i përkushtuar për ti dhënë hapësirën e duhur sportit dhe sportistëve”, ka thënë Dushku/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...