22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

FC ‘Besa Peja’ firmos Marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Pejës

Zyra për Informim e komunës së Pejës ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Komunës së Pejës me FC “Besa Peja”, e ku për komunën ka firmosur kryetari Gazmend Muhaxheri ndërsa për klubin, Arben Muqolli-Drejtor Sportiv.

‘Kjo marrëveshje ka për qëllim të definojë në mënyrë të qartë dhe specifike përgjegjësitë e palëve për shfrytëzimin e drejtë dhe profesional të objektit sportiv në Sigë – Brestovik.’-thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

‘Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Komunës së Pejës me FC “Besa Peja”

Sot, në arenën sportive “Tahir Vokshi” në fshatin Brestovik të Pejës është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Komunës së Pejës e përfaqësuar nga Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe FC “Besa Peja” e përfaqësuar nga Drejtori Sportiv i Klubit të Futbollit në Pejë, z.Arben Muqolli.

Kjo marrëveshje ka për qëllim të definojë në mënyrë të qartë dhe specifike përgjegjësitë e palëve për shfrytëzimin e drejtë dhe profesional të objektit sportiv në Sigë – Brestovik.’/Njeshi&RADIO 1/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...