Nga aty dolën organet një vjeçare, përderisa sot, një vit prapa, kjo skuadër organizoi punimet e Kuvendit të dytë të rregullt zgjedhor.
Për punimet dhe zhvilklimet klubi doli me komunikatë.
Komunikata e plotë:
Sot u mbajt Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i klubit tonë, një moment që dëshmon se kur idetë lindin nga pasioni dhe mbështeten nga njerëzit e duhur, ato shndërrohen në realitet. Ky projekt, që dikur ishte vetëm një ide, sot është bërë realiteti ynë i përbashkët, një vizion i kthyer në një mundësi të re për qytetin tonë.
Në këtë kuvend u konsolidua bordi me mandat katërvjeçar dhe iu shtuan 4 anëtarë të rinj, të cilët me energjinë dhe përkushtimin e tyre do të ndihmojnë në fuqizimin e mëtejshëm të klubit. Aksionarët e pranishëm, me vendosmërinë dhe përkushtimin e tyre, u zotuan për mbështetje të fuqishme, duke dëshmuar se ky projekt madhor ka pas vetes një komunitet të bashkuar dhe vizionar.
Ky nuk është thjesht një projekt sportiv, është një simbol i asaj që mund të arrihet kur bashkëpunojmë dhe besojmë te vizioni i përbashkët. Sot u hodhën themele të forta, jo vetëm për klubin, por për një të ardhme më të mirë për Pejën dhe rrethinën.
Falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi ,ky është realiteti ynë, dhe së bashku do ta dergojm edhe më tej!’-thuhet në komunikatë./Njeshi&RADIO 1/