Kosova, në tetor të viti që lam pas, në të dy këto kategori arritë të dalë e para dhe kështu ka siguruar vend në garat interkontinentale. Kjo edhe ishte arsyeja që IHF, ia besoj FHK organizimin e kësaj faze të garave.
Në këtë turne nga Afrika, merr pjesë Nigeria, me dy grupmosha, ndërsa nga Azia, Taipeni Kinez. Amerika e Veriut dhe Karaibeve, tek të rinjtë do të garojë Kanadaja, ndërsa tek juniorët SHBA-ja. Prej Oqeanisë, do të jetë Zelanda e Re, tek të rinjtë, ndërsa Australia, tek juniorët. Prej Amerikës së Jugut dhe asaj Qendrore do të garojë Paraguaji me të dy grupmoshat.
Fituesi i grupmoshës së juniorëve në IHF Intercontinental Trophy, do të kualifikohet drejtëpërdrejtë në botërorin 2019 të juniorëve U-21, që mbahet në Spanjë në korrik,të këti viti.Njeshi.com
]]>