9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Federata e Portugalisë reagon pas eliminimit nga Kupa e Botës

Federata e Futbollit e Portugalisë beson dhe shpreson se do të rikthehet edhe më të fortë pasi sot u elimimnuan nga Kupa e Botës.

Portugalia humbi në çerekfinale të Kampionatit Botëror pasi u mposht nga Maroku me rezultat 1:0.

“Një ekip që dha gjithçka në fushë. Tifozë që nuk lodhen të tërheqin për Kombëtaren, kudo në botë. Të gjithë donim të shkonim më tej, por do të vazhdojmë ta bëjmë Portugalinë krenare së bashku. Një ekip që nuk u dorëzua kurrë. Tifozët që treguan forcën e tyre të pandalshme kudo që ishin. Ky Botëror ka një fund të hershëm: por ne do të qëndrojmë së bashku dhe do të kthehemi të fortë”, thuhet në reagimin e portugezëve.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...