2.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston sot para Ministrisë së Shëndetësisë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur se do të organizojë sot një protestë, në ora 11:00 para Ministrisë së Shëndetësisë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “vendimi për protestë është marrë në mbledhjen e rregullt të Kryesisë më 31.10.2024, ku u diskutuan sfidat kryesore që po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë”.

“Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale”, thuhet në njoftimin e bërë.

FSSHK thekson se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...