Federata e Tenisit e Kosovës, ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare pas gjestit të shëmtuar nga tenisit serb, Novak Djokovic, gjatë Franch Open.
Djokovic edhe më herët njihet për skandale të ndryshme, shkruan FrontOnline.
Serbi pas lojës ndaj Aleksandar Kovacevic, iu drejtua kamerës me një shkrim politik.
“Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”, është ajo që ka shkruar në gjuhën serbe Djokovic.
Ndërsa nuk ka munguar edhe reagimi FTK.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë zyrtar:
Komentet e bëra nga Novak Djokovic në fund të ndeshjes së Roland Garros ndaj Aleksandar Kovacevicit, deklaratat e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe postimi i tij në Instagram përfaqësojnë një seri të thellë për keqardhje.
Novak Djokovic ishte tashmë autor i veprimeve të ngjashme në të kaluarën. Pavarësisht një mesazhi të përgjithshëm kundër dhunës, deklarata “Kosova është zemra e Serbisë” dhe deklaratat e mëtejshme pas ndeshjes, bërë nga një personazh i tillë publik, me rastin e një ngjarjeje mbarë botërorë si ajo French Open, rezultojnë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të tensionit mes të dyjave shteteve, Serbisë dhe Kosovës.
Federata e Tenisit e Kosovës vazhdon të rekomandojë fuqishëm sportistët dhe njerëzit e sportit të punojnë për paqen dhe të përmbahen nga keqpërdorimi i pozicionit të tyre në sport për qëllime politike./Njeshi/