18.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Vajza e Bekim Jasharit, Feridja e cila mban emrin e gjyshes së saj, është fejuar sot dhe pikërisht këtë ditë ajo bëri homazhe tek varret e Hamëz dhe Feride Jasharit.

Lajmin për fejesën e saj e ka bërë të ditur vetë Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook. Ai përmes këtij postimi potencoi se vajza e saj po nis tashmë një kapitull të ri të jetës së saj me Orgesin.

“Vajza jonë Feridja, që me krenari mbanë emrin e gjyshes, pas përfundimit të studimeve si një studente dhe vajzë e mrekullueshme, po nis një kapitull të ri të jetës së saj bashkë me Orgesin”, ka shkruar Bekim Jashari.

“Unë, bashkëshortja dhe gjithë familja jemi krenar me Feriden e re, kulturën dhe edukatën e  lartë të saj, ashtu siç do të ishte edhe babushi Hamëza dhe nëna Feridja. Familja jonë për çdo vit po rritet e zgjerohet duke përtrirë emrat e më të dashurve tonë të rënë për Liri dhe duke qenë mirënjohës ndaj gjithë bashkëkombasve tanë për nderin dhe respektin e ndersjelltë”, ka theksuar ai mes tjerash.

Simbolike është fakti se mbesa e Hamëz Jasharit vendosi që pikërisht në ditën e fejesës së saj të vizitonte varrezat e gjyshit dhe gjyshes./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...