24.3 C
Pec
E martë, 8 Korrik, 2025

“Fëmijët asnjëherë se kanë kërkuar babin”, familja e Ukellës nga Peja të lehtësuar pas vendimit të Apelit (VIDEO)

Familja e Gjylejta Ukellës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi, është ndjerë e lehtësuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e dënoi këtë të fundit me burgim të përjetshëm.

Shpat Ukella, vëllai i viktimës, në emisionin “Ora 7”në Klan Kosova, ka thënë se dënimi është një hap drejt drejtësisë dhe se ky vendim ua ka zbutur sadopak dhimbjen.

“Na është lehtësuar dhimbja si familje. Gjykata e Apelit tregoi se nuk ka falje për vrasësit e grave. Uroj që asnjë familje të mos përjetojë një dhimbje të tillë, sepse pasojat janë të rënda”, tha Ukella.

Ai gjithashtu falënderoi Gjykatën Themelore në Pejë, prokuroren dhe avokaten për, siç u shpreh, “punën e jashtëzakonshme” në trajtimin e këtij rasti.

“Ka kaluar një vit e një muaj, dhe fëmijët asnjëherë nuk kanë kërkuar babin, vetëm nënën. Kjo tregon shumë”,  tha tutje Ukella. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...