1.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Fenerbahce fiton derbin e ‘çmendur’ turk ndaj Galatasaray

Fenerbahce ka dal fitues në derbin e ‘çmendur’ turk kundër Galatasarayt, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën Turke.

Ndeshja ishte si gjithmonë shumë e zjarrtë ku u ishin plotë nëntë kartonë të verdhë dhe dy të kuq.

Galatasaray kaloi fillimisht në epërsi pas një goli të Akturkoglut (16′).

Mesut Ozil në mënyrë maestrale shënoi për të barazuar rezultatin, me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Për mysafirët gjërat u vështirësuan kur Tisserand u ndëshkua me të kuq pas dy kartonëve të verdhë (83′).

Por, Fenerbahce nuk u dorëzua dhe i inkuadruari Crespo shënoi në fundin e takimit për t’i dhënë fitore skuadrës (90+4).

Me këtë fitore, Fenerbahce renditët në pozitën e pestë me 23 pikë, derisa Galatasaray renditët në pozitën e tetë me 21 sosh.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...