13.4 C
Pec
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Ferizaj fiton Superkupën e Kosovës “Izet Gjinovci”

KH Ferizaj është shpallur kampion i Superkupës së Kosovës, edicioni Izet Gjinovci.

Të shtunën pasdite në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, Ferizaj mposhti Istogun pas gjuajtjes së penalltive.

Ferizajaset fituan me rezultat 36:34, ndërsa koha e rregullt prej 60 minutave përfundoi 32:32.

Istogaset ishin në epërsi gjithë kohën. Por në minutën e 59-të Ferizaj barazoi dhe kështu ndeshja u vendos me penallti.

Ferizaj për herë të parë ka fituar Superkupën e Kosovës, ndërsa këtë vit e ka fituar edhe Kupën e Kosovës.

Ky edicion i Superkupës i kushtohet Izet Gjinovcit, që ndërroi jetë më 5 gusht. Ai ia kushtoi thuajse gjithë jetën zhvillimit të hendbollit kosovar. Për mbi dy dekada mbajti postin e sekretarit të përgjithshëm të FHK-së.

Medaljet për hendbollistet e Ferizajt i ndanë kryetari FHK-së, Eugen Saraçini dhe nënkryetari Enis Idrizi. Presidenti Saraçini ia ndau trofeun e Superkupës kapitenes së Ferizajt, Aida Stagova. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...