16.7 C
Pec
E premte, 29 Shtator, 2023

Ferizaj: Gjobitet një 36-vjeçar për tejkalim të shpejtësisë, i merret edhe patent shoferi

Një 36-vjeçar në Ferizaj është gjobitur me 300 euro për tejkalim të shpejtësisë.

Ai gjithashtu është dënuar me tri pikë negaitve, gjashtë muaj masë mbrojtëse dhe i është marrë patent shoferi.

“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 18:51 në rrugën lokole ” Brahim Ademi” në Ferizaj ka ndaluar shoferin SH.H (M/K) i moshës 36 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 100 km/h”.

“Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negatice dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, thuhet në njoftimin e policisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...