22 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Feronikeli 74 e fiton ndeshjen e barazhit ndaj Prishtinës së Re, mbetet në Superligë

Feronikeli 74 do të vazhdojë në Superligën e Kosovës në futboll edhe në edicionin e ardhshëm.

Ekipi nga Drenasi i shpëtoi rënies nga liga, duke e fituar ndeshjen e barazhit ndaj Prishtinës së Re.

Dueli i zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë u mbyll me fitore minimale 1:0 të ‘Niklit’.

Deri në fund ndeshja nuk prodhoi gola.

Në minutën e 79-të, Alban Shillova shënoi me kokë, por pas rreth tetë minutash shikimi në VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, kjo nuk e ndali Alban Shillovën që arriti të shënonte në minutën e shtatë shtesë për fitoren e madhe të ekipit të tij.

Kësisoj, Feronikeli 74 e siguron Superligën edhe për edicionin e ardhshëm, kurse Prishtina e Re mbetet në Ligën e Parë.

Ekipi nga kryeqyteti pati një sezon mjaft të mirë duke përfunduar në vendin e dytë në grupin B.

Më pas, në barazhin e Ligës së Parë arriti ta mposht Dinamon e Ferizajt në penallti, por në pengesën e fundit nuk ia dolën. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...