1.1 C
Pec
E martë, 31 Janar, 2023

Feronikeli, fitoj derbin e javës së 19

Derbi i javës së 19 në Superligën e Kosovës, në futboll ku u përballë Feronikeli – Llapi, ka përfunduar me fitoren e ekipit vendas me rezultat 2 – 0, fitore të thellë ka shënuar edhe Prishtina, ndaj Lirisë me rezultat 4 – 0 dhe praktikisht, fituesit e këtyre dy përballjeve mbeten rivalët kryesorë në garë për titullin e kampionit të Kosovës. Trepça89, ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Dritës, me rezultat 1- 0, duke shtuar shpresat për tu larguar nga zona e barazhit.

Rezultatet e takimeve të javës së 19 të Superligës së Kosovës, në futboll janë:Feronikeli – Llapi 2 – 0, Prishtina – Liria 4 – 0, Trepça 89 – Drita 1- 0, Gjilani – Flamurtari 0 – 0, Ballkani – KEK-u 3 – 0 dhe Drenica – Ferizaj 3 – 1

Tabela e klasifikimit e Superligës së Kosovës në futboll pas përballjeve të javës së 19 ka këtë rënditje
1 Feronikeli 45
2 Prishtina 43
3 Llapi 38
4 Gjilani 28
5 Drenica 27
6 Ballkani 27
7 Drita 26
8 Flamurtari 26
9 Trepça’89 25
10 Liria 19
11 Ferizaj 18
12 KEK-u 1

Ballafaqimet e xhiros së 20 zhvillohen me datat 2 dhe 3 mars dhe do të ndeshën: Ferizaj – Ballkani, KEK-u – Feronikeli, Drita – Drenica,Llapi – Prishtina, Liria – Gjilani, Flamurtari – Trepça’89..Njeshi.com

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...