11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Feronikeli mposhtë Trepçën '89 dhe shton përparësinë ndaj rivalëve në tabelë

Lideri i Superligës së Kosovës, në futboll Feronikeli, ka shënuar fitore ndaj Trepçës 89, me rezultat 5 – 0 në kuadër të javës së 23, dhe kështu me 55 pikë të grumbulluara ka shtuar përparsinë ndaj rivalëve.

Llapi, pas barazimit të djeshëm me Ballkanin, 1 me 1 mbanë vendin e dytë me 48 pikë një pikë më shumë se Prishtina, që është e treta por që ka një takim më pak. Në takimet të tjera u arritën këto rezultate, Gjilani – KEK-u 2 – 0, Drita – Liria 2 – 0 dhe Drenica – Ferizaj 0 – 0.

Ballafaqimi i fundit i kësaj jave ku do të ndeshën Flamurtarit – Prishtinës, zhvillohet me datën 27 mars .Kjo përballje është paraparë të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri, i cili po përgatitet për ballafaqimet e përfaqësuesës së Kosovës, që do ti zhvilloj me 21 mars me Danimarkën, takim miqësor dhe me Bullgarinë me 25 mars që zhvillohet në kuadër të garave kulifikuese për Euro 2020./njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...