24.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Ferrari zbuloi 812 Competizione dhe Competizione A

Ferrari 812 Superfast dhe GTS janë harruar, rroftë Ferrari 812 Competizione dhe Competizione A!

Pas njoftimit të muajit të kaluar, Ferrari ka zbuluar një version coupe dhe targa të modelit me një motor V12. Ferrari 812 Competizione dhe Cometizione A janë një dyshe dinamike me motorin më të fuqishëm me djegie të brendshme të ndërtuar në një veturë të vetme rrugore të prodhuar në Maranello.

Në zemër të 812 është një motor atmosferik 6.5 litërsh V12 që zhvillon 830 kuaj/fuqi dhe 692 Nm çift rrotullues, i cili është një rritje prej 30 kuaj/fuqi në fuqi mbi Superfast dhe një ulje 26 Nm në çift rrotullues.

E pajisur me mundësi për uljen e peshës, 812 Competizione peshon 678 kilogramë pa lëngje. Përshpejton nga 0 në 100 km/orë në vetëm 2.85 sekonda dhe në 200 km/orë në 7.5 sekonda. Shpejtësia maksimale është 340 km/orë dhe nuk ka ndryshuar në krahasim me Superfast, por përshpejtimi në 200 km/h u përmirësua për 0.4 sekonda.

Të dhënat e performancës për Competizione A, e cila zëvendëson 812 GTS, do të publikohen më vonë, por mund të pritet që të jenë pak më të ngadalta se Coupe pasi janë më të rënda. Kulmi Targa është bërë nga karboni për të kursyer peshë, dhe kur kulmi nuk është në përdorim, ai mund të hiqet dhe ruhet në një ndarje të formës identike.

Motori është i çiftuar me një kambio automatike me tufë të dyfishtë me shtatë shpejtësi që është rikalibruar dhe është 5 për qind më e shpejtë se më parë. Vetura gjithashtu ka një sistem drejtimi me katër rrota, i cili u jep modeleve Competizione shkathtësi. Zgjidhjet aerodinamike janë të inspiruara nga veturat e Formula 1 të përdorura në dekadën e kaluar.

Informacioni për çmimet nuk është ende i disponueshëm, dhe as nuk dihet se sa Coupe dhe Konvertues do të jenë në dispozicion. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...