Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka prezantuar Studimin e Rinisë 2024.
Në këtë aktivitet pjesmarrës ishte edhe kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde.
Bazuar në të dhënat e fituara nga raporti thuhet se të rinjtë kanë interesim të madh për studimin e shkencave të teknologjisë informative dhe shkencave mjekësore.
Poashtu, aty janë bërë edhe matjet e frikës në raport me disa situata ku përqindja më e madhe janë përgjigjur se kanë frikë nga lufta, e të tjerë nga sëmundjet e rënda.
Gjithashtu respodentët janë përgjigjur edhe për migrimin, diskriminimin dhe pranimin e grupeve të tjera si pjesë e shoqërisë. /Njeshi/