13.6 C
Pec
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Festa e basketbollit në Rahovec, të gjithë për Kupën

Një ditë përpara fillimit të Final 8 të Kupës së Kosovës që do të mbahet në Rahovec prej 27 shkurt deri më 3 mars është organizuar nga FBK, konferencë për media.

Favorit në letër llogaritet të jetë skuadra e Z Mobile Prishtina. Skuadra nga kryeqyteti synojnë të mbrojnë trofeun e fituar një vit më parë.

Edmon Azemi, kapiten ka deklaruar:

“Jam shumë i lumtur që KB Rahoveci tashmë e ka palestrën e vet. Kjo do të thotë se tashmë ky qytet do të ketë më shumë djem dhe vajza që do të merren me basketboll, dhe për ne, pra për komunitetin e basketbollit ky është një lajm shumë i mirë. Sa i përket Final 8 të Kupës së Kosovës synimet e Z Mobile Prishtinës janë që ta mbroj trofeun e fituar një vit më parë dhe besoj se me potencialin që e kemi në skuadër do të arrijmë ta realizojmë këtë synim”.

Ron Grapci, basketbollist i KB Rahoveci përpara mediave ka treguar synimet e ekipit vendës.

“Synimet e KB Rahoveci janë sigurimi i një vendi në finale. E dimë mjaft mirë se nuk do të jetë aspak lehtë, por ne besojmë se edhe me përkrahjen e tifozëve tanë do t’ia dalim që me sukses ta realizojmë këtë synim”.-nënvizoj Grapci.

Irma Konjusha, kapitene e KB Prishtinës – Femrat:

“Synimet e Prishtinës janë që ta mbrojë trofeun e fituar një vit më parë, por për të arritur deri në finale ne duhet që ta mposhtim Bashkimin të mërkurën në gjysmëfinale, gjë që nuk do të jetë aspak e lehtë”

Qëndrim Biraj, kapiten i KB Bashkimit:

“Synimet tona janë të shkojmë në finale dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodh.”

Altin Gashi, kapiten i KB Golden Eagle Yllit:

“Në çerekfinale do të përballemi me KB Feronikelin, që bën gara në Ligën e Parë, por që për asnjë moment nuk do ta nënçmojmë, pasi që e dimë potencialin e tyre. Sidoqoftë ne jemi përgatitur dhe do të hyjmë në çdo ndeshje për të fituar dhe për të shkuar sa më larg në Final 8 të Kupës së Kosovës”.

Ulpiana Emra, basketbolliste e KB Bashkimi – Femrat:

“Skuadra është në formë shumë të mirë, atmosfera është mbresëlënëse, andaj besoj se i kemi të gjitha kushtet që të triumfojmë së pari në gjysmëfinale dhe më pas edhe në finale”.

Jeta Zeka – kapitene e KB Penza – Femrat:

“Ne kemi arritur që pa katër përforcimet tona, që tashmë janë larguar të triumfojmë në gjysmëfinale kundër Vëllaznimit, ndërsa në finale do të japim maksimumin pavarësisht që do të luajmë vetëm me lojtare vendore”.

Qëndrim Ajazaj, kapiten i KB Ponte Prizreni:

“Nuk do ta kemi lehtë, sepse Bashkimi është një skuadër mjaft e fortë dhe kjo është vetëm një ndeshje, andaj do të hyjmë të fokusuar që nga minuta e parë e deri te fundit dhe besojmë se do të dalim fitues nga kjo ndeshje”.

Mustafë Merovci, kapiten i KB Feronikelit:

“Synimet tona janë që nga Liga e Parë e Kosovës të hyjmë në Superligën e Kosovës, ndërsa sa i përket Final 8 ne premtojmë se do të dëshmojmë basketboll cilësor dhe do të mundohemi të jemi rival të denjë të Golden Eagle Yllit”.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...