12 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Festivali i filmit evropian, dëgjohet zëri i personave me aftësi të kufizuara

Nëpërmjet një përmbledhjeje të pasur filmash dhe dokumentarësh nga shtete të ndryshme të botës, do të dëgjohet zëri dhe përvoja e personave me aftësi të kufizuara në festivalin e filmit evropian që po mbahet në Prishtinë.

Nga data 1 deri më 3 dhjetor 2024, qytetarët janë të ftuar të shijojnë artin dhe kulturën e vendeve evropiane në Kino Armata në Prishtinë.

Ky aktivitet është pjesë e Festivalit Evropian të Filmit, i cili gjithashtu bën pjesë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Arti pa Kufi”, organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ambasadën e Belgjikës.

Në hapjen e festivalit, Ioanna Lachana, zëdhënëse e Zyrës së BE-së në Kosovë, theksoi se fokusi kryesor i filmave dhe dokumentarëve do të jetë te përvojat e personave me aftësi të kufizuara, duke reflektuar vlerat dhe mesazhin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

“Festival që ofron një platformë shumë të fuqishme ku mund të dëgjohet zëri i personave me aftësi të kufizuara. Siç e dini të gjithë, nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Sot, nëpërmjet artit, do të fillojmë një diskutim se si secili prej nesh është përgjegjës për ta ndërtuar një botë më gjithëpërfshirëse”, ka theksuar Lachana./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...