8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Festivali i Teatrove në Ferizaj me nismë dramaturgjike për fëmijët

Pas një rrugëtimi 54 vjeçar, Festivali i Teatrove në Ferizaj kësaj radhe ka nisur një rrugëtim të ri për shikuesit e vegjël.

Në datat 4 deri më 7 mars do të organizohet edicioni i parë i Festivalit të Teatrove për Fëmijë. E veçanta e kësaj nisme do të jetë shtrirja në katër qytete: Ferizaj, Shtime, Kaçanik dhe Han të Elezit.

“Festivali i Teatrove – Ferizaj, në kuadër të strategjisë së zhvillimit të teatrit për të rinjë dhe fëmijë, këtë vit starton me Festivalin e Teatrove për Fëmijë, kështu duke ofruar shfaqjet më të mira të teatrove vendore, si dhe aktivitete të shumta për secilin”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

“Petrushi i huaj”, “Ela, Mira dhe Shtëpia Magjike”, “Përralla palidhje”, “Kësulkuqja”, “Krahët e bletës” dhe “Shpresa e Presa” janë shfaqjet të cilat do të jenë në program të edicionit të parë./Njeshi&RTK/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...