27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

FFK konfirmon datën e nisjes së edicionit të ri garues në futboll

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar sportdashësit në lidhje me datat e fillimit të edicionit garues 2024/25 në futbollin e Kosovës.

Edicioni i sivjetmë në Superligën e Kosovës, por edhe në ligat tjera do të fillojë më herët sesa vitin e fundit.

FFK ka njoftuar se Superliga e Kosovës do të fillojë sezonin më 10 gusht, ndërsa Liga e Parë më 17 gusht.

Njoftimi i tyre erdhi me anë të faqe zyrtare, e cila gjithashtu konfirmoi se Liga U21 fillon më 14 gusht.

“Edicioni i ri garues në futbollin e Kosovës, 2024/25 do të nisë më 10 gusht. Do të jenë pikërisht skuadrat elitare të AlbiMall Superligës që do ta hapin perden e edicionit të ri”, thuhet fillimisht në njoftimin e FFK-së.

“Menjëherë më pas do të nisin garat në Bon Voyage Superligën U21, në mesjavën e 14 gushtit, derisa kampionati në Raiffeisen Ligën e Parë do të startojë më 17 gusht”, mbyllet njoftimi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...