-3.2 C
Pec
E enjte, 9 Shkurt, 2023

FFK, Superliga: Stinori pranveror të premten

Ndeshja parë luhet mes KEK-ut dhe Llapit të premten prej orës 13:30 në stadiumin “Agron Rama” të Obiliqit. Kjo ndeshje i takon xhiros së 18-të.

Të shtunën, në të njëjtën kohë janë në program dy ndeshje të tjera: Ballkani – Drenica dhe Ferizaj – Trepça ’89.

Derbi kryesor i kësaj xhiroje do të zhvillohet të dielën mes Dritës dhe Gjilanit (13:30).

Xhiroja e 18-të do të përfundojë të hënën me dy ndeshjet e tjera, Flamurtari – Prishtina dhe Liria – Feronikeli.

Skuadra e Prishtinës është kampione vjeshte me 40 pikë të grumbulluara, një më shumë se Feronikeli që zë vendin e dytë.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...