17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

FFK thërret konferencë për media, pritet shkarkimi i Bernard Challandes

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka thirrur konferencë të jazhtëzakonshme për media, ku sipas burimeve të besueshme, pritet të shkarkojë përzgjedhësin Bernard Challandes.

Ndryshime të mëdha, pritet të ndodhin gjatë ditës së sotme te Përfaqësuesja e Kosovës.

Gjithë kjo, pasi FFK ka thirr konferencë të jashtëzakonshme për media nga ora 13:00 të ditës së sotme (e mërkurë).

“Ju njoftojmë se sot (më 13/10/2021) në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të mbahet konferencë për media. Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas burimeve mirë të informuara, konferenca ka të bëjë me shkarkimin e përzgjedhësit Bernard Challandes.

Rezultatet e dobëta në këto kualifikuese të “Katar 2022” dhe në veçanti humbja e mbrëmshme ndaj Gjeorgjisë në Prishtinë, kanë bërë që drejtuesit e FFK-së të vendosin për shkarkimin e zviceranit. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...