Italianët e nisën vitin me daljen në tregun evropian të Grande Panda-s së re.
Megjithatë, Fiat nuk do të presë shumë për të zgjeruar popullaritetin e Pandas në një model edhe më të madh.
CEO i markës nga Torino njoftoi ardhjen e një Panda më të madhe, duke lënë të kuptohet edhe emrin e saj.
Të gjesh një emër për një veturë nuk është detyrë e lehtë.
Kjo sepse pjesa më e madhe e suksesit të një veture varet nga vetë emri, përcjell Telegrafi.
Por me Fiat është një histori tjetër.
Marka me bazë në Torino ka trashëguar emrin Panda dhe është e vështirë të kujtohet hera e fundit kur krijoi diçka krejtësisht të re.
Në të njëjtën kohë, italianët po njoftojnë modelin e ri të Grande Panda-s së re, për të cilën Olivier François, kreu i markës, ka lënë të kuptohet tashmë se do të prezantohet këtë vit.
Modeli debutoi në fillim të vitit të kaluar si koncept dhe Fiat i dha emrin Giga Panda në atë kohë, por ishte e qartë se ky nuk ishte emri përfundimtar për veturën, e cila do të prezantohet pas disa muajsh.
Në një intervistë të fundit, François i është referuar asaj si “Pandissima”, dhe ka mundësi që ky të jetë emri i vërtetë. Por kjo mund të jetë edhe një taktikë mashtruese. /Njeshi/