16.4 C
Pec
E shtunë, 18 Maj, 2024

Fico kaloi me sukses operacionin, nuk është më në rrezik për jetë

Zëvendëskryeministri sllovak beson se kryeministri Robert Fico “do të mbijetojë” dhe se ai nuk është më në një situatë kërcënuese për jetën.

Tomas Taraba kritikoi edhe partitë opozitare, duke i akuzuar ato për përdorimin e “narrativave të rreme” dhe se e përshkruan Ficon si “pothuajse një përbindësh”, komente për të cilat ai tha se nuk i përkasin një demokracie.

“Unë isha shumë i tronditur … për fat të mirë me sa di që operacioni shkoi mirë – dhe mendoj se në fund ai do të mbijetojë … ai nuk është në një situatë kërcënuese për jetën në këtë moment”, tha ai.

Më tej ai tha se të shtënat janë kryer “nga shumë afër” nga një i moshuar, raporton bbc.

“Ai u plagos rëndë – një plumb shkoi në stomak dhe i dyti goditi kyçin – menjëherë u transportua në spital dhe më pas në operacion”, shtoi ai.

Ndryshe, Fico u plagos pas një takimi me qytetarët në qytetin e Handlovas, ku kishte mbajtur një mbledhje qeveritare./Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...