12.5 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

FIFA e përjashton një skuadër nga Kupa e Botës për klube

Shtëpia më e madhe e Futbollit në botë, FIFA e ka përjashtuar skuadrën Club Leon, nga Kupa e Botës për Klube.

Skuadra meksikane është përjashtuar nga një vendim, për shkak të rregullave të pronësisë së shumë klubeve.

“Pasi u hapën procedura disiplinore kundër CF Pachuca dhe Club León, kryetari i Komitetit Disiplinor të FIFA-s vendosi të dërgojë çështjen drejtpërdrejt te Komiteti i Apelit të FIFA-s, në përputhje me nenin 56 paragrafi 3 të Kodit Disiplinor të FIFA-s,” thuhej në një deklaratë të lëshuar nga FIFA.

Skuadra e cila do të zëvendësojë Club Leon, do të mësohet shumë shpejtë.

Kupa e Botës për klube do të nis më  14 qershor dhe zhvillohet në ShBA./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...