15.1 C
Pec
E diel, 26 Mars, 2023

FIFA me ndryshime të mëdha: Kampionati Botëror i vitit 2026 do të ketë 104 ndeshje

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, do të miratoj sot një zgjerim në kuadër të Kompeticionit të Kampionatit Botëror.

Kampinati Botëror në vitin 2026 do të zhvillohet në Amerikën e veriut, ndërsa do të ketë 40 ndeshje më shumë.

Sipas Skynews, vendimi për rritjen e ndeshjeve nga 64 në 1014 do të merret në një takim të këshillit drejtues të trupit drejtues në Kigali të Ruandës, përcjell FrontOnline.

Gjithashtu FIFA ka aprovuar që të zgjerohet pjesëmarrja e ekipeve nga 32 në 48.

Në vend që të ketë 16 grupe secili me tre ekipe, FIFA do të ketë 12 grupe secili me katër skuadra, shton më tej Sky News.

Dy skuadrat e para do të kalojnë në raundin e 32-të, me tetë skuadrat më të mira të vendit të tretë.

Ndërsa shqetësimin më të madh janë duke pasur lojtarët përshkak të kalendar të ngjeshur, mirëpo FIFA ka vendosur të angazhoj një grup pune për këtë çështje, ku synimi është  për një periudhë pushimi të detyrueshëm çdo sezon për lojtarët. FIFA parashikon të paktën dy ditë të plota ndërmjet çdo dy ndeshjesh dhe në mënyrë ideale 72 orë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...