Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta-Raçi-Fifi, ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram.

Ajo madje për fansat ka publikuar edhe një pjesë të projektit që tregon se ka të bëjë me dashurinë.

“Po vjen më shpejt se sa mendoni. Ma more”, ka shkruar artistja e njohur.

Ajo madje për fansat ka publikuar edhe një pjesë të projektit që tregon se ka të bëjë me dashurinë.

“Po vjen më shpejt se sa mendoni. Ma more”, ka shkruar artistja e njohur.

Fifi po ashtu u ka bërë thirrje ndjekësve që t’i etiketojnë sa më shumë miqtë e tyre në mënyrë që ta nxisin për lansimin e këngës.

Reagimet në komente kanë qenë të shumta e nga më të ndryshmet, admiruesit e së cilës mezi po presin për këtë prurje.

 

Kjo vjen pas “Fiksim” që e solli në maj në bashkëpunim me Brunon, me të cilën po ashtu u prezantuan në “Kënga Magjike 2021”.