5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Filharmonia e Kosovës do të nisë vitin me koncert në Prizren

Autostrada Hangar në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren gjatë javës mirëpret Korin e Filharmonisë së Kosovës, për koncertin hapës të këtij viti.

“Kori i Filharmonisë së Kosovës do të nisë vitin me një koncert në Prizren. Me një program të pasur me vepra bashkëkohore, Kori do të paraqitet para publikut nën dirigjimin e Hajrullah Sylës, me pjesëmarrjen e Ansamblit Harkor dhe Perkusioneve të Filharmonisë së Kosovës”, thuhet në njoftim e Filharmonisë së Kosovës.

Aty theksohet se koncerti do të mbahet në Autostrada Hangar në Prizren më 24 janar, duke filluar nga ora 19:30.

“Në këtë mbrëmje do të interpretohen vepra nga Kushtrim Gashi, Vasil S. Tole, Hajrullah Syla, Rafet Rudi, si dhe nga dy kompozitorë amerikanë: Jake Runestad, fitues i çmimit Emmy, dhe Eric Whitacre, fitues i çmimit Grammy”, thuhet në njoftim.

Ndersa Autostrada Hangar ka bërë të ditur se për të ndjekur koncertin mjafton vetëm rezervimi i biletave falas në këtë link: https://bit.ly/4aeiqFU./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...