Ka nisur takimi mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë Veriore.
Pas takimeve biletarale me ndërmjetësuesit, raportohet se tani janë takuar Kurti dhe Vuçiq.
Takimet e para sot kanë nisur pas orë 10 të mëngjesit dhe nuk ka ndonjë orë se kur mbarojnë.
Zeëdhënesi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, u ka thënë gazetarëve se para tyre do të flasë vetëm Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, kur takimet të përfundojnë.
Sipas Stanos, negociatave të sotme mund t’u vijë fundit “vonë pasdite, ose në mbërmje. /Njeshi/