Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë, ka bërë të ditur sot, se ka filluar asfaltimi i pjesëve të dëmtuara nga punimet që janë realizuar në shtrimin e rrjetit të kanalizimit në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në Bashkësinë Territoriale ‘Dardania’ në Pejë.
Fillimisht, shtrirja e asfaltit për ditën e sotme u paralajmërua me 22 Gusht kur edhe filluan përgatitjet finale për shtrim të asfaltit, pas përfundimit në tërësi të shtrirjes së rrjetit të kanalizimit në këtë rrugë të Pejës.
Njoftimi i plotë:
‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Njësia Operative – PEJË
Filloi Asfaltimi i pjesëve të dëmtuara nga punimet, në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në B.T. ‘Dardania’ në Pejë
Siç ka qenë e paralajmëruar, pas përgatitjeve finale që kanë nisur nga data 22 Gusht, sot ka filluar asfaltimi i pjesëve të dëmtuara nga punimet që janë realizuar në shtrimin e rrjetit të kanalizimit në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në Bashkësinë Territoriale ‘Dardania’ në Pejë.
Rrjeti i ri i kanalizimit, është një projekt madhor investiv me interes afatgjatë për komunitetin.’-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë./Njeshi/