27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Fillon faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinë

Komuna e Prishtinës do të nisë këtë javë fazën e parë të dezinsektimit hapësinor për vitin 2024, ndërsa i gjithë procesi do të zhvillohet në gjashtë faza. Kështu ka thënë drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

Sadiku ka thënë se ky proces është i nevojshëm për kryeqytetin dhe se po bëhen përgatitjen për fazën e parë, ndërsa ka shtuar se do të njoftohen paraprakisht qytetarët.

“Dizinsketimi hapësinor është proces që ndodh çdo vit në Prishtinë. Është prej komunave që e bënë dizinsketimin. Këtë vit jemi duke bërë përgatitjet në fillim të kësaj jave, jemi duke bërë përgatitje. Sigurisht që kemi pasur disa çështje që kemi disa kompani që të fillojë procesi sepse ka përfunduar kontrata me ta por kemi marrë një kompani tjetër. Duhet të bëhet një plan sepse në këtë proces duhet të lajmërohen më herët qytetarët, sidomos bletarët që të kenë kujdes dhe të mos bëhet dëmtimi i bletëve”, ka thënë Sadiku.

Në procesin e dezinsektimit hapësinor, Sadiku ka thënë përfshihen rreth 6 mijë e 800 hektarë, përfshirë dhe qytetin dhe fshatrat, e që zgjatë afër një javë.

“Procesi i dezinsektimit është proces që zgjat gjashtë ditë, diku 6 mijë e 800 hektarë përfshihen në Komunën e Prishtinës, jo vetëm kryeqyteti por përfshihen edhe disa fshatra përreth. Ai zgjat në gjashtë faza në çdo rrugë, dhe pastaj mbas fazës së parë diku 10 ditë pauzohet dhe pastaj fillohet me fazën e dytë. Procesi zgjatë tetë ditë, diku ditëve të para bëhet larvicidet që hedhen, bëhet më qëllim që të mbyt larvat e insekteve. Në ditën e dytë bëhen procesi i dezinsektimit i cili zgjat gjatë ditë, dhe mbas kryerjes së procesit pauzohet”, u shpreh Sadiku.

Sipas tij, qëllimi i këtij procesi është zvogëlimi i insekteve në mënyrë që të zvogëlohen edhe sëmundjet epidemike.

“Qëllimi i këtij është zvogëlimi i insekteve në nivel epedemilogjik në mënyrë që të paranadohen shumë sëmundje ngjitëse të cilët bartës janë insketet. Do të bëjmë lajmërimin zakonisht ky proces bëhet në mbrëmje në ora tetë ose nëntë. Në bazë të informatatve dhe kërkesa të qztetarëve kemi parë që nuk ka shumë ankesa. Për dallim nga vitet e kaluara këtë vit, pastërtia dhe higjiena është më e mirë dhe ajo po ndikon që të ketë më pak insekte. Mirëmbajtje e parqeve sivjet është shumë më e mirë. Bari dhe lagështi është një faktor për rritjen e numrit të madh të insekteve”, shtoi ai.

Në fund ai kërkon nga qytetarët se për të gjithë ata që kanë ndonjë shqetësim që nuk kanë hyrë në lagjen e tyre ti lajmërojnë.

Dezinsektimit hapësinor bëhet gjatë mbrëmjes rreth orës 20:00-21:00, kompanitë e kontraktuara për dezinsektim shpërndahen në secilën lagje të Prishtinës dhe fshatrat e kësaj komune.

Dezinfektimi i hapësirave të Kryeqytetit bëhet me qëllim të eliminimit të valës së madhe të mushkonjave që kanë “pushtuar” vendin. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...