Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të 24-të të vjeljes së rrushit Hardh Fest” në Rahovec.
Daut Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Një nga ngjarjet më të bukura që i nisi Ibrahim Rugova! Sot bashkë me shumë miq e zyrtarë morëm pjesë në “Hardh Fest”, që e ka jetësuar dhe zbukuruar kryetari Smajl Latifi.
Gjithmonë kënaqësi kur takoj burra të mëdhenj që po e fuqizojnë Rahovecin, siç është Rrustem Gecaj me shokë”, ka thënë Daut Haradinaj./Njeshi/