0.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Fillon implementimi i kontrollit ndaj ngasësve sipas planit Roadpol

Policia e Kosovës e ka nisur implementimin e planit Roadpol për kontroll ndaj ngasësve të automjeteve për bartjen e udhëtarëve dhe mallrave.

“Në Rajonin e Prishtinës, po vazhdon implementimi i planeve operative për ngritjen e sigurisë në trafik”, thuhet në njoftimin Policisë së Kosovës.

“Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, krahas planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik, me datën 06.11.2023, ka filluar implementimin e planit për kontroll ndaj ngasësve të automjeteve për bartjen e udhëtarëve dhe mallrave, sipas programit evropian Roadpol”.

“Ky operacion, do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës. Vetëm dje, janë gjobitur 12 kundërvajtës”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...