8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Fillon instalimi i ujëmatësve në Pobërgjë, kryeshefi Cena përcjellë aksionin nga afër

Në kuadër të aksionit për eliminimin e kyçjeve ilegale në zonën e mbulueshmërisë, KRU ‘Hidrodrini’, krahas çkyqjeve dhe procedurave ligjore, ka filluar edhe me aplikimin e instalimit të ujëmatësve në tërë zonën e shtrirjes.

Në këtë kuadër, plani po zabtohet nga sot edhe në fshatin Pobërgjë të Deçanit, fshat i cili sipas vet banorëve, kishte hasur në refuzimin e komunitetit deri me tash.

Ka qenë KRU ‘Hidrodrini’ që ka njoftuar se nga sot edhe në këtë fshat ka filluar zbatimi i instalimit të ore të ujit. Madje aksionin e ka përcjellë nga afër edhe vet Kryeshefi Ekzekutiv i kësaj kompanie ing. Dri Cena.

Banorët paraprakisht i kishte takuar edhe kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj i cili i ka dhënë mbështetjen e tij të plotë, KRU ‘Hidrodrini’-t në zbatim të planit.

Kompania thotë se aksioni do të vazhdojë edhe në të gjitha fshatrat tjera të Komunës së Deçanit, konkretisht nga ata që furnizohen nga rezervoari i Hulajve, fshatrat Pobërgjë, Vranoc, Lloqan, Hulaj dhe Sllup.

Komunikata e plotë: 

‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Njësia Operative – Deçan

Fillon instalimi i ujëmatësve në Pobërgjë – Kryeshefi Cena përcjellë nga afër aksionin

Në fshatin Pobërgjë të Deçanit, ka filluar sot instalimi i ujëmatësve nëpër ekonomitë familjare. Aksionin e ekipeve të KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Operative – Deçan, e ka përcjellë nga afër vet Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë ing. Dri Cena i shoqëruar nga përfaqësues komunal.

Aksioni do të vazhdojë edhe në të gjitha fshatrat tjera të Komunës së Deçanit, konkretisht nga ata që furnizohen nga rezervoari i Hulajve, fshatrat Pobërgjë, Vranoc, Lloqan, Hulaj dhe Sllup.

Paraprakisht, një takim për këtë temë, u zhvillua dje në mes të Kryesisë së këshillit lokal, banorëve, përfaqësuesve të KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Operative e Deçanit dhe kryetarit të kaj komune Bashkim Ramosaj.

Për aksionin, KRU ‘Hidrodrini’, ka mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë me institucionet komunale të Deçanit.

KRU ‘Hidrodrini’ njofton se kushdo që nuk e mundëson montimin e ujëmatësve, do të çkyçet nga rrjeti i ujësjellësit!’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...