Sot rreth orës 10:30 është dorëzuar në Drejtorionë e Rajonit të Policisë së Pjejës reperi shqiptar Rigles Rajku i njohur si Noyzi.
“Sot rreth orës 10:30 personi i cili është shpallur në kërkim, më 5 gusht 2024 nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është vetëdorëzuar i dyshuar për lëndime të rënda trupore Rigels Rajku i njohur si Noyzi. I dyshuari aktualisht me avokatin e tij është duke u intervistuar nga polica në Pejë”, ka thënë për IndeksOnlinën Driton Rugova zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.
Kujtojmë se më 8 gusht të këtij viti drejtësia në Shqipëri kishte marrë vendimin, ku Noizyt dhe DJ Crax-it u ishte caktuar masa arrest me burg. /Njeshi/