11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Fillon marshi për Lulzim Fejzullahun

Ka filluar marshi për Lulzim Fejzullahun, i cili u rrah për vdekje në Podujevë. Të dyshuar për këtë janë dy të mitur.

Marshuesit janë nisur nga vendi ku ndodhi ngjarja, për të shkuar kështu deri te Komuna e Podujevës.

Prezente aty është edhe njësia policore, shkruan Tëve1, përcjell Klankosova.tv.

18 vjeçari, u rrah brutalisht më 14 janar, ku pastaj ka vdekur në QKUK, pasi nuk arriti të përballonte lëndimet e marra në tru.

Për këtë rast dy të miturve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...