32.1 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje pritet të bëhet miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të kryesisë.

Në rend dite ndër të tjera është edhe “Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024”, në të cilën pritet votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

Në rend dite, gjithashtu, janë edhe pikat e papërfunduara nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 16 maj 2024, propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës, si dhe ajo e shqyrtimit të propozimeve dhe të kërkesave. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...