Të hënën do të fillojnë punimet ndërtimore në Parkun e Përgjithshëm Industrial, “Drenas 2”.
Parku do të zë vend përballë Parkut të Biznesit ekzistues, në kilometrin e 18-të të magjistrales Prishtinë-Pejë, më saktësisht në Korreticë të Epërme.
Në ceremoninë e nisjes së punimeve do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
“Parku Industrial i Përgjithshëm “Drenas 2” synon të jetë një qendër e re për zhvillimin ekonomik, duke ofruar hapësira moderne për bizneset dhe mundësi të reja për investime dhe punësim në rajon”, thuhet në njoftimin e MINT-it. /Njeshi/