5.4 C
Pec
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025

Fillon seanca fillestare për vrasjen e Liridona Ademajt

Fillon shqyrtimi fillestar gjyqësor ndaj të akuzuarve, Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla e Tom Dodaj për rastin e vrasjes se Liridona Ademajt.

Trupi gjykues nxori aktvendim se janë plotësuar kushtet për mbajtjen e shqyrtimit fillestar gjyqësor.

Në sallë prezent është vëllai i viktimës Leonard Ademaj.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahej të hënën e kësaj jave, por trupi gjykues kishte vendosur ta shtyjë për 31 janar (sot), pasi avokatët e të akuzuarve kanë thënë se nuk janë pajisur me të gjitha shkresat e lëndës.

Më 15 janar Gjykata Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj 4 të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Sipas aktakuzës, Naim Murseli ka deklaruar se motivi ishte presioni i lartë nga bashkëshortja dhe xhelozia e saj.

Granit Plava ka deklaruar se i është thënë se duhet të vrasë një biznesmene serbe. E Kushtrim Kokalla ka thënë se

Murseli e ka lutur për një vit që ta vrasë Liridonën. I akuzuari i katërt, Tom Dodaj, sipas aktakuzës, ka thënë se ia ka shitur Murselit armën me 20 fishekë për 280 euro.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor 2023, në orën 20:25, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë dhe fillimisht rasti ishte raportuar si vrasje gjatë grabitjes./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...