9.8 C
Pec
E hënë, 17 Mars, 2025

Fillon sot Epopeja e UÇK-së: Ora parë mësimore në të gjitha shkollat i është kushtuar ngjarjeve të para 27 vitesh, agjenda për të gjitha zhvillimet e sotme

Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës, orët e para të mësimit, i janë kushtuar sot Epopesë së UÇK-së, kur para 27 vitesh u sakrifikuan anëtarët e familjes Jashari në Prekaz, derisa po luftonin me forcat serbe

Për nderë të kësaj dite, sot fillin Manifestimi tre ditor, që përfundon me Natën e Zjarreve dhe nje koncert në Skenderaj.

Por, gjithçka ka filluar mëngjesin e sotëm, në të gjitha shkollat, ku nxënësve iu është ligjeruar për sakrificën e Jasharajve, luftën për liri, si dhe formimin e Ushtrisë Çlirimtare, që mori hov shumë më të madh pas zhvillimeve të fillim të marsit.

Në orën 10Ë do të mblidhet Qeveria e Kosovës, për të shënuar këtë datë, kurse në të njejtën kohë, do të mblidhen edhe të gjitha Kuvendet Komunale, për nderë të kësaj Epopeje.

Rreshtimi i Kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, do të fillojnë një parakalim, duke filluar nga ora 12:00.

Derisa drejtë Prekazit të Drenicës, pritet të nisen mijëra njerëz, për të bërë homazhe për nderë të të rënëve, ku pritet të shkojnë edhe krerë të lartë shtetërorë, insitucional dhe partiakë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...