9 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Fillon sot faza e katërt e takimeve në Superligën e Kosovës, Arbëria pret Trepçën ’89 në takimin e vetëm të së premtes

Do të fillojë sot faza e katërt e takimeve në Superligën e Kosovës, apo më saktë do të zhvillohen takimet e javës së 28-të, ndërsa në orar është vetëm një takim.

Superliga e Kosovës, është zvogëluar në vetëm 10 skuadra sezonin e fundit dhe kështu, ekipet do të luajnë nga katër herë mes vete, brenda sezonit.

Pas përfundimit të suksesshëm të tri fazave të para, këtë javë fillon faza e katërt apo java e 28-të në Superligën e Kosovës.

Në orar për sot, është vetëm një takim i kësaj jave, ndërsa katër takimet tjera zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

Arbëria është nikoqir i Trepçës ’89 në takimin e vetëm të ditës së sotme, në një ndeshje ‘mbijetese’.

Ky takim është paraparë të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...