13.3 C
Pec
E hënë, 21 Prill, 2025

Fillon sot Final 8 i Kupës së Kosovës, në basketboll

Në organizim të KB Rahoveci dhe Federatës së basketbollit të Kosovës, sot fillon pjesa përfundimtare e garave të kupës së Kosovës në të dyja konkurencat.

Në program të garave sot janë tri takime. Një në konkurencën e femrave ku do të ndeshën Bashkimi – Prishtina, kjo përballje fillon prej orës 14.00, prej orës 16.30 ballafaqohen Z Mobile Prishtina – Trepça, ndërsa përballja e fundit zhvillohet prej orës 19.00 kur takohen Rahoveci – Don Bosko.

Garat e përfundimtarës së kupës vazhdojnë edhe nesër kur do të ndeshën Golden Eagle Ylli – Feronikeli dhe Ponte Prizreni – Bashkimi.Takimet e gjysëmfinalës janë paraparë të zhvillohen të premtën .

Final 8 i Kupës së Kosovës, zhvillohet në palestrën e sapo ndërtuar “Mizahir Isma” në Rahovec, që do të inaugurohet sot para takimit Rahoveci – Don Bosko.Njeshi.com

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...